E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia gjobit 706 qytetarë sepse nuk vendosën maska

Policia e Shtetit gjobiti në 24 orët e fundit 706 qytetarë sepse ishin në ambientet e jashtme pa maska. Policia njoftoi se ata u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë.

 

Gjatë kontrolleve të efektivëve, gjashtë qytetarë kanë refuzuar të paraqesin mjetin e identifikimit ose nuk e kishin atë me vete.

 

Reklamë

Për këtë arsye ata janë shoqëruar në komisariat, ku u është mbushur gjoba dhe më pas janë lënë të lirë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë