Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.
Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne SCHÜTZ e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnetët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm.
“Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro. Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni.”