Subscribe

Policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit. Zv/Drejtori i Përgjithshëm, Albert Dervishaj tha se duke nisur nga dita e premte deri të martën e datës 27 prill, do të merren në mbrojtje 74 objekteve të rëndësishme shtetërore.

 

Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore.”

 

Në total do të jenë 7519 punonjës të policisë që janë trajnuar për t’u angazhuar në zgjedhje. Në KQZ është dorëzuar lista me 5.427 efektive të cilët janë angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

 

“Për shkak të disa ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, theks të veçantë mori trajnimi i 7.519 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.199 Qendrave të Votimit dhe 92 KZAZ / VNV janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio komunikim, ushqime etj., deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ: për KZAZ, QV, VNV etj.

 

Më tej, Dervishaj shtoi se këtë të premte përfundon shoqërimi nga policia i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 KZAZ në të gjithë vendin.

 

“Policia e Shtetit, deri në datën 22.04.2021 ka angazhuar 8.049 punonjës policie dhe ka garantuar 3.429 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës edhe pse në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 92 KZAZ në të gjithë vendin dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë problem”.

 

Policia ka referuar deri tani për procedim 30 raste për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *