Policia e Vlorës ka zbuluar një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një sasi prej prej 368 kilogramë kanabis sativa e cila është sekuestruar nga policia sqaron se lënda narkotike është kapur në Gjirin e Karaburunit, dhe ishte e ndarë në 24 pako, e gatshme për t’u trafikuar.

 

Njoftimi i plotë i policisë

 

Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”. Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë”, – thuhet në deklaratën e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *