E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia e Vlorës gjen pas tre ditësh armën që përdori 17-vjeçarja për t’i dhënë fund jetës

Policia e Vlorës ka gjetur pas tre ditësh armën e përdorur nga 17-vjeçarja, e cila tentoi t’i jepte fund jetës.

Policia bën me dije se arma u gjet e hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata e Vlorës la në burg babanë e të miturës, i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Reklamë

Gjatë seancës u kërkua një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.

E mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë