E diel, 1 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Policia e Tiranës nuk jep leje për protestën e PD, ministrja Koçiu: Autorët e dhunës do të përgjigjen para ligjit

Policia e Tiranës nuk ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së saj kombëtare, duke u bazuar në faktin se në dy tubimet e kaluara pati dhunë ndaj efektivëve.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, komentoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se çdo akt i dhunshëm do të ndiqet ligjërisht.

“Protesta është e drejtë kushtetuese, për të protestuar në mënyrën paqësore. Policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillim e protestës së sotme, kjo është një procedurë, e cila është e lidhur me dy protestat e kaluar duke marrë në konsideratë veprimet e dhunshme në dy protestat e kaluara.

Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë dhe është e angazhuar maksimalisht.

Reklamë

Si të jetë një protestë me leje, si pa leje, kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht, padyshim që prokuroria e bën klasifikimin veprës, në varësi të veprimit që kryhet. ,” tha ministrja Koçiu. Ajo shtoi se për informacion mbi kërkesën për leje mund të kontaktohen organet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës sqaroi se pasi ka marrë njoftimin nga PD, i cili mban firmën e Klevis Balliut, ka refuzuar zhvillimin e tubimit të parashikuar për orën 18:00 përballë Kryeministrisë. Arsyetimi lidhet me riskun e përsëritjes së akteve të dhunës, si përdorimi i bombave molotov dhe lëndëve piroteknike nga pjesëmarrës të protestave të mëparshme, ku vetëm më 10 shkurt u lënduan 16 efektivë.

“Bazuar në analizën e riskut dhe informacionet për mundësi veprimesh të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka komunikuar subjektit politik se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit,” njoftoi Policia e Tiranës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë