E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

Policia e Shtetit dhe Meta INC. forcojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqëuesit e kompanisë, zj. Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe z. Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore. Gjithashtu, në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike Drejtues i Parë Ervina Gjana.

Diskutimi gjatë takimit tejet i hapur dhe kostruktiv, me objektiv parësor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.

Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan kompaninë “Meta INC.” për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht për rastet emergjente që lidhen me mbrojtjen e të miturve, dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurtë për qytetarët dhe një proces hetimor më efektiv në përballje me sfidat kibernetike të kohës.

Vazhdo të lexosh