E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia e mbuloi me kapuç, afro-amerikani vdes nga asfiksia

Një 30-vjeçar afro-amerikan, me çrregullime mendore, vdiq nga asfiksia pas sulmit që pati nga policia amerikane.

Reklamë

Daniel Prude, me origjinë nga Çikago, kishte shkuar në Rochester bashkë me familjen e tij për një vizitë. Por më pas vëllai i tij telefonoi për të raportuar zhdukjen e tij nga shtëpia.

Ai sqaroi se 30-vjeçari kishte edhe çrregullime mendore. Daniel Prude u kap duke vrapuar i zhveshur në rrugë. Policët ndërhynë për ta kapur.

Oficerët i vunë duart pas kokës dhe më pas i vunë një “maskë pështymë”, një lloj kapuçi që përdoret për të mbrojtur policët nga pështyma në kohë pandemie.

I prangosuri u shfaq i irrituar dhe kishte kruarje. Ai kërkoi të hiqte kapuçin sepse nuk po merrte dot frymë. Por si përgjigje, një prej agjentëve e goditi në kokë dhe më e shtriu në asphalt me dy duar, duke i bërtitur atij “thjesht pështy”.

Një oficer tjetër i vuri gjurin mbi shpinë. Agjentët nisën të shqetësohen kur i arrestuari filloi të vjellë. Ai u dërgua në spital, ku vdiq 6 ditë më vonë nga asfiksia.

Ngjarja ka ndodhur në 30 mars, por familja tani e ka bërë publik rastin, duke nxjerrë edhe pamje. Policët janë nën hetim nga prokuroria.

VIDEO E NGJARJES SHOKUESE

Vazhdo të lexosh

Reklamë