E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia e Kosovës: Ekzekutuam 3 sulmues dhe arrestuam 4 persona, situata e vështirë

Policia e Kosovës konfirmon se janë ekzekutuar tre sulmues nga shkëmbimi i zjarrit në zonën e fshatit Banjska. Në reagimin zyrtar thuhet se është arrestuar një nga sulmuesit që ndodhej në Manastirin e Banjskës, si dhe tre të tjerë, që dyshohet se komunikonim përmes radiove me sulmuesit e armatosur.

 

Gjithashtu, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit është lënduar edhe një zyrtar i policisë së Kosovës.

 

Reklamë

Policia njofton se janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm, që dyshohet se iu përkasin sulmuesve.

 

Ndonëse Policia e Kosovës konfirmon vetëm tre të ekzekutuar në radhët e të paktën 30 sulmuesve të armatosur, mediat vendase theksojnë se burime të sigurta bëjnë me dije se janë të paktën 7 sulmues të vrarë.

Më shumë video

Reklamë