Policia e Korçës ka shtuar masat në akset kryesore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Krahas tri patrullave të sektorit të qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, prej dy ditësh në akset nacionale dhe brenda qyteteve janë ngritur pika kontrolli edhe nga dy patrulla të Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore të Tiranës.

 

Kontrollet kanë konsistuar në këshillimin e drejtuesve të mjeteve por edhe në ndëshkimin e tyre për shkeljet e konstatuara.

 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se vetëm një ditë më parë në qarkun e Korçës janë vendosur 195 masa administrative në total dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtorin mjetin në gjendje të dehur.

 

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 36 masa administrative janë vendosur për parkim të gabuar, 29 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 25 masa të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 80 masa janë vendosur për shkelje të ndryshme.

 

Gjithashtu janë pezulluar 23 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike dhe drejtim mjeti pa patentë.

 

Mësohet se këtë të martë janë vendosur më shumë se 140 masa administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *