Policia e Dibrës në aksion, katër të arrestuar në pak orë

Katër persona janë arrestuar nga drejtoria e policisë së qarkut Dibër për disa vepra të ndryshme penale ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.
U prangos shtetasi i shpallur në kërkim Arjan Çela, 47 vjeç, banues në Peshkopi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërkohe në Bulqizë është arrestuar në flagrancë Zenel Grrica, 44 vjeç, banues në Martanesh-Bulqizë, pasi në vendin e quajtur Ballenjë, në Martanesh, është kapur duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore me automjetin tip ‘Ifa”, pa dokumentacion përkatës.

Nga ana tjeter forcat e policisë rrugore ne Dibër kanë vënë në pranga shtetasit Halil Rustani 38 vjeç dhe Shpetim Trupja 39 vjeç, pasi të dy janë kapur duke drejtuar makinat e tyre në gjëndje te dehur.
Gjithashtu nga Policia Rrugore janë vendosur 50 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë sekuestruar 4 automjete dhe një motorçikletë.





