E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia apel prindërve: Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg dhunës, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, në një kohë kur protestat dhe bojkotimi i mësimit janë shtrirë në disa qytete të vendit.

Përmes një mesazhi publik, policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë. Një apel i veçantë u drejtohet prindërve, të cilëve u kërkohet të këshillojnë fëmijët të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme. “Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!”, thekson Policia e Shtetit, duke shtuar se efektivët janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.

Reklamë

THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Reklamë

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.