Subscribe

Ky është një nga mjetet e shumta lundruese që lëviz në bregdetin shqiptar. Policia e Kufirit gjatë një inspektimi nga Shëngjini deri në Sarandë bllokoi dhe gjobiti disa mjete për mungese dokumentacioni.

 

Nga kontrollet e bëra vetëm në muajin qershor, policia ka bllokuar dhe 17 mjete te cilat kishin probleme me dokumentacionin.

 

Sipas policisë, qëllimi i aksionit është parandalimi i incidenteve që mund të vijnë nga këto mjetë gjatë sezonit.

 

E pranishme në inspektim ishte edhe zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj e cila ka parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta.

 

Por nga ana tjetër një veprim i tillë i policisë ka ndikim negativ në operatorët turistikë, të cilët shfrytëzojnë këtë lloj biznesi. Sipas ligjit motorët e ujit duhet te lundrojnë 2 kilometra larg vijës se bregut dhe kur afrohen duhet të ecin me 4 milje në orë. Ndonëse vetë bizneset kanë vendosur bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të këtyre mjeteve, në të gjitha  plazhet në Shqipëri nuk gjen qoftë edhe një polic të vetëm që të monitorojë ashtu siç duhet zbatimin e këtyre rregullave thelbësore për të garantuar jetën. Veprime të cilat duhet të jenë të shtrira në kohë policisë u kujtohen vetëm në nisjen e sezonit turistik me aksione të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *