Subscribe

Hasan Rasha, xhaxhai i Klodjan Rashës, hodhi poshtë pretendimin se policisë se 25-vjeçari kishte armë me vete, prandaj u qëllua për vdekje. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se i riu ka qenë i sëmurë, ndërsa gjatë ditës ka qenë duke punuar. Më pas në darkë, sipas tij, Klodjan Rasha ka dalë për të pirë kafe. Hasan Rasha kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

“Ka dalë për një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin. Dhe në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na ë zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë.”

 

Nga ana tjetër, policia njoftoi se në vendin ku ndodhi ngjarja është gjetur një pistoletë, me të cilën dyshohet që Klodjan Rasha të ketë kërcënuar efektivin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *