Tre drejtues mjetësh janë kapur nga policia rrugore pasi lëviznin me shpejtësi të lartë.

 

Në profilin e saj në Facebook, policia shkruan se polici i padukshëm ka goditur drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

 

Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë radari i Policisë konstaton automjetin tip “Benz” me shpejtësi ekstreme 193 km/h.

 

Po në këtë aks rrugor radari i fshehtë konstaton automjetin “Golf 5” me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin “Polo” me shpejtësi 152 km/h.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë shkelje të rregullave të qarkullimit gjoba vijon nga 5.000 – 15.000 lekë, plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

 

Gjithashtu në njoftimin e saj policia bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi më kryesorja është rreziku për jetën.

 

Sipas policisë shpejtësi të tilla dhe në kushtet e lagështirës në rrugë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesit të mjetit, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *