Subscribe

Nevaldo Hajdaraj, që është nën akuzë për vrasjen e Klodian Rashës, është penduar për krimin. Nga salla e gjyqit, ai uroi që një ngjarje e tillë të mos i ndodhë askujt tjetër.

 

Po ashtu, efektivi i policisë, me kokën ulur, kërkoi që në senacë të ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës për t’u kërkua falje publike.

 

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë.” 

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për të. Efektivi akuzohet për “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *