E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policët qëllojne afro-amerikanin, qytetarët në protesta, digjen makinat e forcave te rendit

Rastet kur forcat e policisë vrasin njerëzit me ngjyrë në SHBA përsëriten sërish.

Këto pamje tregojnë një tjetër rast si ai i George Flloyd, ku policët nuk ngurojnë të qëllojë një afro amerikan, edhe pas shpine.

29-vjeçari, Jacob Blake u qëllua me 7 plumba në sy të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të tij në Uiskonsin. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe po lufton për jetën.


Jacob Blake nuk iu bind urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar dhe iu drejtua fuoristradës së tij. Ai kishte ndaluar për të ndërmjetësuar një zënkë mes disa grave në zonë, pavarëissht se nuk ishte përfshirë në konflikt.

Reklamë

Pas kësaj ngjarjeje qindra banorë të zonës kanë dalë në protesta kundër sulmit të policisë, e duke u vënë flakën automjeteve të tyre.

Pak muaj më parë, vrasja shokuese e afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis, shkaktoi një valë të gjerë revoltash anti-raciste, por edhe kundër presidentit Donald Trump.

Vazhdo të lexosh

Reklamë