Subscribe

Të gjithë efektivët në moshë do të kalojnë si punonjës sigurie në institucionet arsimore.

 

Kjo nismë u prezantua  në Komisionin e Ligjeve nga vetë ministri Lleshaj, i cili tha se kohët e fundit janë shtuar konfliktet në shkolla, sidomos në institucionet parauniversitare.

 

“Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie. Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”.

 

Megjithatë, për të gjithë efektivët që do të transferohen, Lleshaj siguroi se trajtimi financiar ndaj tre nuk do të pësojë ndryshime.

 

Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve miratoi me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, ku përfshihen përgjimet ambientale si dhe e drejta e uniformave blu që të lëvizin në pozicione të tjera të administratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *