Banka Kombëtare shqiptare e gjakut ishte sot në Lushnjë për dhurimet vullnetare.
Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur komisariati i policisë: 35 efektivë u treguan të gatshëm për t’ju bashkuar nismës.
Kristo Raca, mjek pranë qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut në Tiranë, thotë se numri i dhuruesve është rritur por dhe kërkesa është shumë e lartë.
Sipas tij kërkesa ka jo vetëm për nevojat e talasemikëve por edhe për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.
Një javë më parë thirrjes për gjak iu përgjigj administrata e bashkisë ku dhuruan 40 vullnetarë.
Qyteti i Lushnjës ku ndodhet dhe banka e dytë e gjakut, ka nevojë më të madhe pasi aty trajtohen të gjithë të sëmurët talasemikë jo vetëm nga Lushnja, por dhe nga qytetet e Fierit dhe Beratit./vizionplus.tv