E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Sport

Poker golash për Livepool, shkatërron West Ham

Një shfaqje fantastike në Anfield perballe tifozeve te tyre kane dhuruar  dhe djemte e Jurgen Klop.West Ham jane viktima e tyre e pare pas fitores bindese 4 me 0 duke ju siguruar tre piket ne fillimin e kampionatit.

 

Vetem 19 minuta loje i eshte dashur Liverpulit per te zhbllokuar sfiden, me te zakonshmin momo salah i cili pas nje krosimi te Robertson nga e majta thjesht ka shtyre topin ne rrjete, aksion i nisur ky nga i riu i sapoardhur Naby Keita i cili beri nje ndeshje fantastike.

 

Reklamë

Dyfishimi i rezultatit ka ardhur pak para perfundimit te pjeses se pare me nje gol te Sadio Mane ne minuten e 45 pas nje asist te mesfushorit anglez, James Milner.

 

West Ham perpiqen te rimekemben ne fillimin e pjese se dyte por ishte nje loje e cila fliste vetem per Liverpulin te cilet ne minuten e 53 gjejne serish golin me Sadio Mane pas nje asist te Roberto Firminho.

 

Goli i katert dhe i fundit i takimit erdhi ne minuten e 88 nga i sapofuturi ne loje Daniel Sturridge i cili zevendesoi Momo Salah. Me kete fitore Liverpuli ndodhet ne kryesimin e tabeles pas golave te shenuar. Vlen te theksohet se pas ndeshjes se sotme te kuqte kane arritur ne 500 fitore ne historine e premier leagues duke u bere skuadra e katert ne angli qe arrin kete shifer pas Manchester united, Arsenalit dhe Chelseat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë