Kjo është Anxhela Manxhari, një vajzë me aftësi të veçanta, e cila këtë fundjavë pushimi ka zgjedhur ta kalojë në një nga zonat për plazh në Pogradec.

 

Ajo thotë se falë vendosjes së një strukture të posaçme për personat me aftësi ndryshe ajo ndihet më e pavarur.

 

ANXHELA MAXHARI 

 

Personave me aftesi te kufizuara. Eshte nje mundesi me shume per ne, te levizim ne nje hapesire si kjo pa pasur nevoje per persona te tjere.

 

Kjo është struktura e dytë e posaçme për personat me aftësi ndryshe, që autoritet lokale kanë vendosur në bregun e liqenit të Ohrit.

 

 ENTELA GUSHO

NENKRYETARE BASHKIA POGRADEC

Krahas pedonales dhe rampës për këtë kategori shoqërore është ndërtuar një sipërfaqe jo e vogël plazhi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, që sipas saj mund të lahen në liqen pa ndihem e personave të tretë.

 

Bashkia ka detyruar të gjithë operatorët turistikë për të ndërtuar rampa në mjediset e plazheve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *