Pas realizimit dhe miratimit të projektit të restaurimit për kishën e Shën Mërisë në fshatin Niçë të Pogradecit, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë kanë inspektuar urën në fshatin Niçë. Mbas rilevimit dhe dokumentimit të gjendjes ekzistuese të monumentit, ka filluar realizimi i projektit.

 

Ura ndodhet mbi lumin e Niçës në rrethin e Pogradecit. Nga ana kronologjike kjo urë daton në shekullin e XVIII-të thonë specialistët. Aktualisht në fshatin Niçë, së bashku me donacionin e banorëve do të ndërhyet në një pjesë të çatisë së kishës e cila rrezikon shembjen.

 

Kisha është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe daton në shek. XVIII. Në mungesë të mbishkrimit mendohet se ajo i përket pjesës së parë të shek.XV. Në vendin ku sot ndodhet Kisha e Shën Marisë mendohet të kenë qënë rrënojat e një kishe te vjetër, por mbasi fshati u dogj nuk ngelen gjurmë të saj.

 

Përpara ndërtimit të kishës së sotme, në anën perëndimore të kishës ndodhej një lis, i cili në ditët e sotme është me diametër rreth 6 metra. Sipas të dhënave nga banorët, kisha është zhytyr si pasojë e shkarjes së dheut nga një tërmet i cili ka rënë në fshat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *