E diel, 22 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pogradec, arrestohet shpërndarësi me 71 doza kanabis

Një 23-vjeçar i dyshuar si shpërndarës droge është arrestuar nga policia e Pogradecit, mëngjesin e së martës. Operacioni i koduar “odeoni” ka vënë në pranga Xhulian Haxhillarin, i cili u kap në flagrancë me disa doza kanabis. Sipas policisë 23-vjeçarit i janë gjetur 71 pako te vogla, 10 prej të cilave në rrobat e veshura, ndërsa të tjerat të fshehura në mobiliet e banesës së tij. Hashashi mendohet se shpërndahej në lokalet e qytetit te Pogradecit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë