E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pogradec, aksidentohet për vdekje i moshuari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Pogradec.

 

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, ku shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

 

Reklamë

Në momentin e aksidentit I moshuari ndodhej si këmbësor në rrugë dhe ka gjetur vdekjen menjëherë.

 

Ndërkohë drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

Grupi Hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes nuk ka përcaktuar shkakun e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë