Rreth 200 varka të liçensuara të cilat lundrojnë në liqenin e Pogradecit janë duke u targuar. Kjo për ta bërë më të lehtë identifikimin e tyre, por edhe për ti veçuar ato nga mjetet e paliçensuara të cilat e kalojnë shifrën 240.

 

Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec Adriatik Dokollari thotë se targimi, ose matrikullimi i varkave të peshkatarëve të liçensuar është një proces që do të kryhet në të gjitha liqenet në vend.

 

Targimi i varkave të licensuara është mirëpritur edhe nga peshkatarët të cilët thonë se kjo është një formë e mirë për të luftuar paligjshmërinë, ndërkohë që ata do të jenë më të qetë për të peshkuar, pa u detyruar ti nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme nga ana e organeve shtetërore, të cilat tashmë mund ta shohin lehtësisht edhe nga larg se cila nga këto mjete është e liçensuar e cila jo.

 

Aktualisht ka përfunduar targimi i varkave të licensuara të cilat përdorin liqenin e Prespës për peshkim, ndërkohë që brenda disa ditësh kjo procedurë pritet të përfundojë edhe në Pogradec.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *