E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pogba “braktis” Manchester United, destinacioni radhës Madridi

Paul Pogba duket se I ka dhënë sinjalet se do të largohet gjatë verës nga Manchester United.

 

Kapiteni I djajëve të kuq ka dhënë shkëndija se destinacioni I tij I radhës do të jetë Real Madrid.

 

Reklamë

Gjatë grumbullimit me Kombëtaren, Pogba deklaroi para mediave se madrilenët janë një ëndërr për atë dhe se të ardhmes nuk I dihet.

 

“Real Madrid? Është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë lojtarët, në veçanti me Zidane në stol, por këtu në Manchester ndihem i lumtur me trajnerin e ri. Në këto momente jam i lumtur por të ardhmes nuk i dihet”

 

Por edhe pse është në një formë të mirë tek Manchester ku me fillimin e fazës së dytë dhe largimin e Jose Murinho ai është kthyer në një lider, mesfushori I kombëtares fraznceze duket se po mendon largimin.

 

Nga ana tjetër, presidenti madrilen Flerentino Perez e ka në listën e preferencave mesfushorin francez dhe me shumë mundësi është gati të sakrifikojë për ta pasur në ekip.

 

Deklarata e Pogba ka sjellë reagime të shumta në radhët e tifozve të Manchester United të cilët kanë ashpërsuar kritikat në drejtim të tij duke I dhënë të drejtë ish-teknikut Jose Murinho për qëndrimin e mbajtur ndaj mesfushorit francez.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë