E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Poeti Agim Doçi, në gjendje të rëndë shëndetësore

Poeti i njohur Agim Doçi është shtruar me urgjencë në reanimacionin e repartit të Neuroligjisë mëngjesin e sotëm për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Lajmi konfirmohet prej famijarëve të poetit për Vizion Plus.

Mësohet se gjendja e Doçit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilët po monitorojnë nga ora në orë ecurinë.

Ai është autor i dhjetëra teksteve dhe fitues i disa festivaleve. Dy prej teksteve të poetit Agim Doçi kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë