E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Po udhëtonin drejt Britanisë, policia franceze arreston 48 emigrantë

Policia franceze ka arrestuar 48 emigrant, të cilët kishin hipur në një traget teksa ia po ankorohej në portin në Calais.

 

Emigrantët kishin përdorur disa shkallë për të hyrë në traget, që kishte ardhur në Francë nga Britania.

 

Reklamë

Sipas Reuters, emigrantët e arrestuar po mbahen në selinë qendrore të policisë në Calais, teksa autoritetet po vazhdojnë kërkimet në anije, për të parë nëse ka të tjerë.

 

Organizatat që merren me emigrantë vlerësojnë se qindra të tjerë jetojnë në zonën e Calais, me shpresën se do të gjejnë mënyra për të shkuar në Britani të Madhe. /REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë