E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonte me kamionçinë 30 emigrantë drejt Malit të Zi/ Arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte 30 emigrantë drejt Malit të Zi.

 

Në pranga ka rënë Ardit Bami i cili tentoi t’i transportonte emigrantët përmes një kamionçine kundrejt fitim. Bami u ndalua për kontroll në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit dhe për t’i shpëtuar kontrollit të policisë ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë duke iu ofruar një shumë parash.

 

Reklamë

Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë