E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari, nën hetim bashkëpunëtorja e tij

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtorja e tij. Ata akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.

 

I.M është kapur nga policia në mesnatë në Paskuqan duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës. Ai i transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin në vendet fqinje.

 

Bashkëpunëtorja e tij I.N., dhe dy emigrantët janë nën hetim nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë