Kronikë
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kapet në Pogradec i riu nga Vlora

Një 24-vjeçar nga Vlora u kap në lagjen nr. 3 të Pogradecit duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga përfundoi shtetasi me inicialë I.K. Ai po transportonte në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




