E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonin lëndë drusore, procedohen penalisht shoferët

Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar, uniformat blu kanë konstatuar se drejtuesit e kamionçinave, 50-vjeçari S.G. dhe 39-vjeçari me iniciale K. M. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë