E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, prangosen 2 të rinj

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale K. P., 26 vjeç, B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim K. Gj., 27 vjeç, banues në Rëshen.

Ata u kapën për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Të rinjtë u konstatuan nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip “Benz”, teksa po transportonin emigrantët e paligjshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë