Goditen dy raste të tjera të trafikut të qenieve njerëzore.

 Në kuadër të operacionit të koduar “Klandestinet” u arrestuan në flagrancë 5 persona ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim.

 

Personat e mëposhtëm u kapën në Pogradec duke transportuar 19 shtetas të huaj.

 

  • H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
  • B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
  • A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
  • E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
  • M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:

  • E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë  në dalje të Pogradecit  shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

 

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *