Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

‘Po tentohet të përsëritet 2017-a’/ Patozi: Përgatituni të zini veshët dhe hundët me duar

3 Nëntor 16:51

Koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi tregon në një postim të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” se si po tentohet të përsëritet fushata elektorale e vitit 2017 nga aktorët politikë.

Patozi i bën thirrje qytetarëve që të “zënë veshët dhe hundët me duar” kur të dëgjojnë e shohin se si i vërsulen njëri-tjetrit. Sipas tij, terminologjia që përdorin për të etiketuar njëri-tjetrin është një arsye më shumë se përse duhen refuzuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Nuk e kthen dot mbrapa 2017-ën, timonier! Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe apo me ekipe dinjitoze prej 3 kuajve të lodhur të skenës sonë politike, se do të zhgënjeheni prapë. Nuk keni për të gjetur asgjë nga këto, por vetëm gallatë, barcaleta dhe batuta të ndryshkura, që gjithçka të mbetet si më parë. Ky në fakt, ka qenë edhe qëllimi i marrëveshjes famëkeqe të 5 qershorit, të cilën dikush po thotë se i qëndron deri në vdekje dhe tjetri po bën sikur po e qan. Nuk ka nevojë të jesh profet për ta parashikuar fushatën e atyre që përfaqësojnë stanjacionin me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, dhe të tjerëve, që po tundin flamurin e rreckosur të vetëm rotacionit, me argumentin se nuk lejohet të humbasësh më shumë se 8 vjet rresht.  Ndaj zero kërshëri dhe zero vëmendje ndaj atyre, që i kanë dhënë të gjitha provat dhe argumentet në këto 30 vjet, se nuk mund të vijë më asgjë e mirë prej tyre për Shqipërinë. Ndaj përgatituni që tani të zini veshët dhe hundët me duar, kur të dëgjoni dhe shikoni se si do t’i vërsulen njëri-tjetrit me një tërbim, që do të vijë në ngjitje me afrimin e datës së zgjedhjeve. Terminologjia që përdorin për të etiketuar njëri-tjetrin, si kur dalin nga takti, ashtu edhe kur duan të tallen, është një arsye më shumë se përse duhen refuzuar në bllok më 25 prill. Vrasës, hajdut, xhahil, artist, gjumash, i metë, i shkalluar, imoral, delenxhi etj, mund të ngjajnë epitete të lehta, pas disa ditësh, kur ethet e fushatës të rriten. Janë të gjitha shenjat se po tentohet të përsëritet 2017-a dhe është jashtë çdo dyshimi që prej kësaj déjà vu-je përfituesi kryesor, në mos i vetmi, është Edi Rama.”

Për Patozin, vetëm nja apo disa alternativa të reja, që synojnë realisht ndryshimin, mund ta shmangin “neverinë dhe boshllëkun që shkakton përleshja e 3-4 gjelave të politikës primitive”.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi bindja demokratike Fushatë elektorale

Nga e njëjta kategori

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth Kryeministrisë

më shumë...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së pikës së karburantit në Fushë Krujë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.