E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po priste dru pa leje, “çmendet” 51-vjeçari, godet me sende të forta inxhinierin

Policia ka vënë në pranga një person, ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë, pasi u kapën duke prerë dru pa leje në fshatin Çlirim të Kolonjës.

 

Për t’iu shmangur penalizimit, 51-vjeçari më iniciale Ç.L., i cili përfundoi në prangat e uniformave blu, ka kanosur 3 inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë, si dhe ka goditur me sende të forta njërin prej tyre.

 

Reklamë

Sakaq, u proceduan në gjendje të lirë A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç.

 

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah.

Vazhdo të lexosh

Reklamë