Me një vendim qeverie, kolaudimi për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në dy vjet dhe do të ketë rregulla të reja për këtë proces. Makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim.

 

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe shpjegoi këtë të mërkurë në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, të gjithë procedurën. Ai bëri me dije se rezervimi për kolaudimin do të kryhet përmes e-albania-s dhe se paraprakisht duhet të jenë paguar taksat dhe siguracionet.

 

“Çdo njeri që ka një fletë kolaudimi të vitit të kaluar, të vlefshme, që nuk është rrëzuar në kolaudim, do të përfitojë edhe 12 muaj me ligjin e ri. Do të vihet pas një viti, nga data e skadencës. Taksat dhe siguracionet duhet të jenë të paguara dhe makina e rregullt. Më skadon kolaudimi në 1 maj, shërbimi ka qenë i mbyllur. Në këtë rast, do të shkoj të paguaj taksat, dhe për kolaudim do të shkoj në 1 maj 2022. Kolaudimi do të bëhet përmes një sistemi rezervimi në e-albania, te një kategori “Makina ime”. Do të punojmë edhe pasdite, edhe më shumë në fundjavë, do të kemi mnë shumë fleksibvlitet në orare dhe rtezervimeve. Rezervimet do të jenë përmes llogarisë tuaj zyrtare në e-albania, nuk do të mundet një sekser të zërë radhë.”

 

Blendi Gonxhe, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, u kujdes të theksonte se kolaudimi do të jetë shumë herë më i rreptë me këto ndryshime dhe nuk do të mund të kalohet më me mik apo lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *