Rrjetet sociale janë kthyer sot në një fenomen mjaft të rrezikshëm në shoqërinë shqiptare, aq sa ekspertët e shohin dhe si mur ndarës në marrdhënien prindër-fëmijë.
TikTok, DarkWeb dhe shumë rrjete të tjera sociale shihen si mjaft të rrezikshme, madje në Shqipëri është drejtuar “gishti” pikërisht drejt këtyre faqeve si fajtore të ngjarjes së fundit, atë të vrasjes së një 14-vjeçari në Tiranë .
Por si përfundojnë fëmijët në disa prej faqeve të rrezikshme?
Gazetarja dhe moderatorja e Quo Vadis në Vizion Plus, Pranvera Borakaj tha se një mënyrë ështët provokimi që ju bëhet shpesh fëmijëve në rrjet me anë të videove: “Po nuk bëre subscreeb, ti nuk beson”.





