E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po kthehej nga Greqia, kapet i riu që kërkohej për grabitjen e një italiani

Policia Kufitare në Qafë Botë të Sarandës arrestoi një 25 vjecar banues në fshatin Vërmik të Vlorës.

 

Shtetasi A.A ka ardhur nga shteti Grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, 25 vjeçari është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë shërbimeve.

 

Reklamë

Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.

 

Në Tetor të 2018-ës, 25 vjecari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

 

Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë