E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po kryente manovra me motor, 31-vjeçari nga Elbasani rrëzohet dhe humb jetën

Një 31-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gribë, Elbasan.

Policia bën me dije se shtetasi A.T dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.

Reklamë

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus. tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë