Një shtetas nga Berati është arrestuar në dogën e Kakavijës pasi gjatë kontrolleve iu gjet një sasi e madhe parash në makinë.

 

Shumë 44 mijë e 500 euro ishte e padeklaruar ndaj ky shtetas është proceduar penalisht për akuzat “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në  gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. , bën të ditur policia e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *