Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i afrohen Hormuzit...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në...

“Po ia mbërrijmë asaj dite”/ Patozi: Do ishte mirë që në Kuvend të kishte vetëm 2 deputetë

2 Shtator 20:12

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar dorëheqjet e fundit nga mandati i deputetit.

 

Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan se ka pasur kaq shumë lajme për heqje dorë nga mandati këto kohë, saqë po krijohet mendimi sikur të bëhesh deputet në këtë vend është turp.

 

“Pak muaj pasi kishim humbur zgjedhjet e vitit 2013, paraqita në parlament nevojën jetike për çbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, të cilat, sipas meje, ishin përgjegjëse për degradimin e frikshëm të politikës dhe përqëndrimin e të gjithë pushtetit në pak duar. Çudia ishte se sekëlldi më të madhe, fjalët e mia shkaktuan në rreshtat e opozitës, ku në bashin e vendit spikaste bashkautori i dhe bashkarkitekti i tyre Sali Berisha. Të cilit me siguri i dhimbsej krijesa e vet, edhe pse nga fjala nuk është se vjen gjë e keqe. Nuk e di si është ndjerë ai, kur gati 8 vjet më vonë, si të ishte zgjuar nga një letargji polare, mbi ndryshimet kushtetuese të Rama-Berishës u vërsul edhe Lulzim Basha. Por kjo ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi të madhe tani, kur në skenë kanë dalë halle më të mëdha. Mbaj mend që mes të tjerash kam thënë atë ditë se kështu siç po katandiset përfaqësimi politik në Shqipëri, për shkak të kryetarokracisë, parlamenti nuk do të ketë më asnjë vlerë. Madje, për të kursyer shpenzimet dhe energjitë e shpenzuara kot, do të ishte më mirë që në Kuvendin e Shqipërisë të kishte vetëm 2 deputetë dhe ata të ishin kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës. Por ajo që atëherë tingëllonte si satirë therëse, sot nuk ngjan më të jetë e tillë, pasi, me sa duket, po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite. Ka pasur kaq shumë lajme për heqje dorë nga mandati këto kohë, saqë po krijohet idea sikur të bëhesh deputet në këtë vend është turp. Dhe nuk mbaron këtu. Jo thjesht se gojët e liga thonë se ky është një proces i gjatë, që do të vijojë pa u ndalur edhe me të tjerë. Mjafton të shikosh trupat politike të dy partive kryesore, të cilat sot janë diçka mes dekorit memec dhe një skuadre shërbyesish, që duhen vetëm për të freskuar liderin. Dhe e gjitha në një sintoni të plotë, në të dyja krahët, që e bën edhe më të rëndë gjendjen, duke e përforcuar bindjen se janë dy gjysmat e të njëjtës mollë të kalbur. Nuk po dua t’i besoj perceptimit kaq shumë të përhapur se e gjitha është frut i një marrëveshje të pistë për të ruajtur statuskuonë. Më mjafton idea e parimit të enëve komunikuese.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi bindja demokratike

Nga e njëjta kategori

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së pikës së karburantit në Fushë Krujë (VIDEO)

më shumë...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

2:54

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit...

2:42

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.