Subscribe

Samiti i Ballkanit Perëndimor mblodhi këtë të enjte në Tiranë liderët e rajonit.

 

Presidentët dhe kryeministrat e vendeve fqinj u takuan në pallatin e Brigadave për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të Berlinit, me fokus tek ekonomia dhe situata pas pandemisë.

 

Pas mbledhjes, komisioneri për zgjerimin dhe kryeministri Rama u ndalën tek ndihma konkrete e Bashkimit Europian në Ballkan.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

“Kemi një plan ambicioz për investime për afro 30 miliardë euro që vijnë në rajon. Por kjo nuk realizohet nëse rajoni nuk funksionon si një treg i vetëm. Pra nuk ka kuptim që autostradat të ndalen në çdo 100 kilometra apo nëse trenat ndalen, apo nëse do kemi 6 lloje të veçanta certifikatash për mallrat etj. Pra ky plan do ketë rezultat nëse punon ky rajon dhe krijon një ambient të përshtatshëm.”

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në kushtet që e zotërojnë procesin. Dhe procesi i Berlinit tani të kalojë në duart e Komisionit Europian me dëshiren dhe ambicien që takimi i 5 korrikut të bëhet i fundit që bëhet në formatin e tanishëm,. Dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet nën kujdesin e komisonit në praninë e vendeve të Ballkanit dhe të vendeve të BE-së.”  

 

Jo vetëm muaji qershor, por i gjithë ky vit konsiderohet shumë i rëndësishëm për integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

“Ne po hyjmë në qershor që është muaj kritik për BE. Kemi çështje në tryezë. Duam të bëjmë konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e veriut dhe kemi këtë samit që të tregojmë rezultatet për qytetarët e rajonit. Ky muaj e ky vit do jenë të Ballkanit perëndimor.”

“Është muaj kritik dhe do të duhet të merren këto vendime. Po punojmë fort prapa kuintave që të gjejmë zgjidhje. Presidenca e BE është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje e po ashtu komisioni. Por është herët për të folur  se çfarë do të ndodhë. Jemi të angazhuar e duam që kjo të ndodhë.”

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Ka një ngërç mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe e gjithë mënyra se si funksionon sistemi kërkon që ky ngërç të zgjidhet përpara se të nisë procesi. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo problemi që të sakrifikohemi.”

 

Rama dhe Varheli folën edhe për rikthimin tek lëvizja e lirë pas përmirësimit të situatës se pandemisë.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

“Faktori epidemiologjik është kyç. Situata në Ballkan është përmirësuar. Kemi edhe marrëveshje dypalëshe për certifikatat. Por me certifikatat e BE ky proces do të përmirësohet. Por varet nga vaksinimi në BE. Do të shohim atëherë një lehtësim në udhëtim,  nuk është e këndshme për  askënd, por gjithçka varet nga pandemia. Nuk është çështje diplomatike dhe as politike. Është çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Në fillim të korrikut kjo çështje do të jetë e lehtë”.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Brenda rajonit dhe para dy ditësh edhe me Hungarinë, ramë dakord për lëvizjen  e lirë post pandemi, ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur komisionit kërkesën që karta e gjelbër dixhitale të një vendi tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në të gjitha vendet e BE dhe ne të lëvizim lirisht.”

 

Samiti i Tiranës pritet të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *