Subscribe

Banorët e dëmtuar nga tërmeti vazhdojnë të ankohen se ndihmat e marra nga shteti janë shumë të pakta dhe se nuk mund të jetojnë dot në ato kushte.

 

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa takoi nga afër vëllezërit Gesian dhe Jetmir Llaci. Ata shprehen se kanë marrë vetëm një bonus qiraje, pasi shtëpia e tyre mori dëmtime të rënda nga tërmeti.

 

“Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Tre kurora në një shtëpi dhe marrim një bonus”, tha Gesian Llaçi.

 

Kurse vëllai tjetër u shpreh se vetëm paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin kurrë. Ai shtoi se si zgjidhje e vetme mund të jetë vetëvrasja pasi vetëm kështu, sipas tij, i tërhiqet vëmendja shtetit.

 

“Paguajmë detyrime, drita, ujë, të gjitha këtu edhe gjelbërim. Çfarë gjelbërimi kemi këtu? Ku e kemi gjelbërimin?  Taksën e ujit e dritave, të gjithave. Në qoftë se duan ata që ne të vdesim këtu, hajde se po hipim që sot lartë. Po hidhem unë i pari dhe të vijnë, të vijnë t’i rregullojnë. Se kështu e kanë, në qoftë se nuk vdes njëri nuk vjen..nuk vjen njeri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *