E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po futej të vetëmbytej në det, policët shpëtojnë 40 vjeçaren

Një punonjës policie shpëtoi  një grua, e cila tentoi të vetëmbytej në det në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja u regjistrua këtëtë enjte kur efektivet e patrullës kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit.

Reklamë

Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.

Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë  nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Dy efektivët që shpëtuan gruan Arben Sera dhe Florizjan Kicaj e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë