E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po ecte anash rrugës/ Përplaset për vdekje i moshuari, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 70 vjeçari u shënua pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor nacional Burrel – Klos.

Një automjet që drejtohej nga një 73 vjeçar i cili po udhëtonte nga Dibra në drejtim të Tiranës përplasi për vdekje 70 vjeçarin Bajram Muça, i cili po lëvizte në këmbë anash rrugës.

Reklamë

Me gjithë ndihmën e dhënë nga banorë të zonës 70 vjeçari Bajram Muça nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë.

Po ashtu mësohet se edhe drejtuesi i mjetit 73 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Burrelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë