E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Po e mundim Pandeminë”/ Biden: Gati të shpallim “pavarësinë” nga virusi

Shtetet e bashkuara të amerikës janë shumë afër për të mposhtur pandeminië e koronavirusit. Në ditën e pavarësisë, kreu i shtëpisë së bardhë, joe biden theksoi se nuk do të tolerojë qe virusi të kontrollojë jetën e qytetarëve.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

Reklamë

 

“Në të gjithë këtë komb mund të themi me besim se amerika po rikthehet. 245 vjet më parë, ne shpallëm pavarësinë tonë nga një mbret i largët. Sot, ne jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë tonë nga një virus vdekjeprurës.  Edhe pse  virusi nuk është mundur ende , ne e dimë se ai nuk kontrollon më jetën tonë, nuk paralizon më kombin ton.Eshtë brenda fuqisë sonë të sigurohemi se nuk do të ndodhë më kurrë.”

 

Administrata e presidentit Biden kishte premtuar që deri me 4 korrik, do të jenë vaksinuar 70% e të rriturve amerikanë, por sipas të dhënave paraprake deri me tani 67% e amerikanëve të cilet  kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë