Një 39-vjeçar nga fshati Grabiam i Fierit, është vënë nën hetim.

 

39-vjeçari me iniciale L. C. ishte duke djegur barërat në tokën e tij, teksa flakët i kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë djegur një tokë me prodhime bujqësore.

 

“Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Grabiam, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *