Një 43 vjecar eshte plagosur me arme mengjesin e kesaj te marte në fshatin Balldre te Lezhës.

Sipas policise ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta.

Shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Hilë Gjini,43 vjeç, banues në fshatin Balldre.

Ky i fundit është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jeten.

I plagosuri po dergonte me makine femijet ne shkolle kur eshte qelluar nga bashkefshatari i tij.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *