E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po blihen votat me paratë e tërmetit, kryebashkiakët do të shkojnë në burg”

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka denoncoi në “Quo Vadis” se paratë e mbledhura për tërmetin po shpenzohen për të blerë vota.

 

Me tone të ashpra, ai deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për çdo kryebashkiak që është i përfshirë në skemën e blerjes së votës.

 

Reklamë

Duke e ndalur theksin veçanërisht te Kamza, për të pasqyruar denoncimin e tij, Noka u shpreh se kryebashkiaku Rakip Suli nuk i shpëton dot burgut.

 

“Lekët e tërmetit po përdoren për të blerë vota. Do ti çoj në SPAK, do të shkojnë para drejtësisë të gjithë kryebashkiakët që merren me një proces korruptiv sepse po bëjnë tentativë për të blerë votat. Nuk ka tërmet të ndodhur në 2021. Pse shkojnë sot? Ky është një akt kriminal. Rakip Sulin nuk e shpëton askush nga hekurat e burgut me këtë veprim që po bën, edhe ata që janë pas tij.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë